Përse Lulzim Basha e afroi datën e zgjedhjeve? Analisti i njohur zbulon arsyen dhe nxjerr prapaskenat nga selia blu: Ja kush do të fitojë…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Julian Zyla, komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ situatën brenda selisë blu, vetëm disa ditë para zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, që do të mbahen në 13 Qershor.

Sipas tij, Lulzim Basha e ka të fituar këtë garë dhe se po merret paraprakisht me legjitimin e procesit.

I pyetur nëse janë zgjedhje të barabarta, Zyla tha se “si përkufizim politik nuk është e barabartë, pasi në garë është kryetari aktual i PD-së”.

“Me të drejtë kandidatët kanë kërkuar dorëheqjen, e Basha në të drejtën e tij politike nuk ka vendosur që të largohet”, – shtoi Zyla

Ndërsa në lidhje me afrimin e datës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, analisti i njohur u shpreh se qëndron mundësia se një gjë e tillë është bërë për rrethanat ku Basha ndodhej.

“Anëtarë brenda PD-së filluan të ndërtonin një frymë fajësimi për Bashën për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, pavarësisht të gjithë parregullsive që ata i mëshojnë. Nëse Basha nuk do kishte bërë këtë lëvizje, ky ortek shprehjesh kundër tij do të bëheshin më të mëdha e do kishin më shumë ndikim. Pozicioni i tij politik do të ishte më i brishtë. Si pasojë, Basha ka menduar që të mos rrezikojë që kjo frymë të bëhet më vendimtare. Kjo do jetë një ndër arsyet për të afruar datën e zgjedhjeve”, shprehet Zyla.

Zjarr Tv Ad