Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë për të zhvilluar një takim me strukturat e partisë,në një prej kafeve të qytetit.
Në një prononcim për mediet, Basha refuzoi të bëjë një deklaratë politike kur u pyet në lidhje me referendumin demokrat që do të mbahet ditën e nesërme.
I pyetur se përse ka zgjedhur pikërisht sot të shkojë në Vlorë, në të njëjtën ditë me kryeministrin, deputeti i PD tha se nuk ishte në dijeni për vizitën e Ramës.
“Më vjen mirë që u shoh, kemi disa kohë pa u parë. Me shumë kënaqësi kam pranuar ftesën sot.
S’e dija se ishte këtu kryeministri. Kalofshi mirë”, tha Basha.