Petrit Vasili çon në SPAK banesat sociale: Në dispozicion të bashkisë duhet të ishin mbi 58 mijë metër katror, por mungon rreth gjysma e tyre

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar në SPAK atë që ai e quan skandal të Bashkisë së Tiranës me banesat sociale.

Vasili shkruan se janë bërë dy shkelje shumë të rënda. Sipas tij, mungojnë më shumë se 25 mijë metër katror nga detyrimi që kërkon ligji, të cilat duhet të jenë në dispozicion të bashkisë.

Shkelja e dytë ka të bëjë me vendimin që lejon edhe likujdimin me lekë në vend të dorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit.

Postimi i plotë:

Denoncova sot ne SPAK skandalin i Bashkise se Tiranes me banesat sociale!

Fakte të rënda evidentojnë qarte abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale.

Keto fakte kërkojnë verifikim e hetim penal nga SPAK.

Ndaj sot i jam drejtuar zyrtarisht atij.

SHKELJA E PARE SHUME E RENDE❗️

Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2.

Ne baze te Ligjit 22/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes.

Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise.

Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2.

Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji.

SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE❗️

Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.

Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.

Faktet jane shume te renda dhe flasin vete.

Presim te flase SPAK- u tani dhe te mbroje me ne fund interesin publik, ligjin dhe te vere shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise perpara pergjegjesise ligjore!!

Zjarr Tv Ad