Përse përplasen me motorin e majtë të avionëve zogjtë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohet se në pjesën më të madhe të rasteve zogjtë përplasen me motorin e majtë të avionëve. Dhe kjo nuk është rastësore. Duket se zogjtë janë të tërhequr nga ngjyra e kuqe dhe pikërisht në anën e majtë të avionëve ndodhet drita e navigimit.

Ky konkluzion i rëndësishëm është arritur pas punës kërkimore dhe statistikore të një eksperti të aksidenteve ajrore Richard Dolbeer. Ai ka analizuar 9000 episode të incidenteve ajrore të shkaktuara pikërisht nga impakti i zogjve me mjetin fluturues.

Rezultatet konsiderohen mjaft të rëndësishme pasi tani u kuptua shkaku dhe mund të merren masat për ndryshimin e normave të sigurisë ajrore. Kërkuesit thonë se mund modifikohen edhe dritat e kuqe që përdoren aktualisht në aeroporte dhe të përdoret një ngjyrë e ftohtë.

Deri më sot nga incidentet ajrore pas impaktit me zogj kanë humbur jetën 350 persona nga radhët e ushtrisë dhe 250 civilë.

Zjarr Tv Ad