Përurimi i punimeve të Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Kemi bërë pazar të mirë me arkitektin

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, 21 dhjetor, është dita e ceremonisë për përurimin e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë.

Në ceromoninë e përurimit të pranishëm ishin, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku, Erion Veliaj, arkitekti danez Bjarke Inglez si edhe aktorë të ndryshëm.

Gjatë fjalës së tij në përurimin e punimeve, Rama tha se Teatri i ri do të jetë një tjetër guri çmuar në gjerdanin e veprave që kanë nxjerrë Tiranën nga korniza e vjetër që mbante ndër vite.

“Teatri i ri do të jetë një godinë e denjë për të mbajtur emrin e Teatrit Kombëtar”, tha Rama, ndërsa nuk kurseu komentet për kundërshtimin e opozitës dhe të aktorëve për ndërtimin e tij.

Rama tha se kundërshtimi i opozitës është pjesë e startegjisë së saj, pasi sipas tij, opozita ka kundërshtuar gjithmonë projektet e reja në Shqipëri. Për sa i përket kundërshtimit të projektit nga artistët, Rama tha se komuniteti i aktorëve ndoshta ka qenë pajtuar me realitetin për pamundëisnë për të ndryshuar kushtet e vështira të infrastrukturës së teatrit të vjetër.

“U krijua në instinkt vetëmbrojtjeje, se kjo mund të ishte alibi për të bërë zhvillim dhe do të mbetej nën barkun e një kulle”, tha Rama.

Ndërsa falenderoi arkitektin danez, duke thënë se është një nga më të mirët dhe të shtrenjtët.

Mes batutash Rama tha: “Kemi bërë Pazar të mirë me arkitetktin”.

Zjarr Tv Ad