Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi dyshohet se shfrytëzonin minierat në mënyrë të paligjshme dhe tregtonin po në mënyrë të paligjshme lëndë plasëse.
Në një deklaratë për mediat kreu i policise se Dibres ka bërë me dije se ka arrestuar dy vëllezër të cilët kishin përvetësuar një galeri në një minierë në Dibër në të cilën e shfrytëzonin për nxjerrjen e mineraleve. Jane arrestuar nderkaq edhe 4 te tjere.
Mësohet se lënda plasëse përdorej për hapjen e minierave.
Dy vëllezërti, B. K. 25 vjeç dhe D. K, 25 vjeç i cili është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje kishin përvestësuar minierën e cila ishte e paregjsitruar dhe e paautorizuar.
Gjatë operacionit u sekuestruan 20 kallëpë lëndë plasëse, 8 kilogramë dinamt dhe 15 kapsolla të cilat dyshohet se pëdoreshin në kushte të rrezikshme në minierë, ndërsa njëkohësisht u arrestua edhe 38-vjeçari H. B i cili ishte punonjës në galerinë e vëllezërve.