Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shkuar sot në SPAK.
Vasili u pyet për gati mbi 1 orë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për lobimin të LSI-së (sot PL) në SHBA.
Pas daljes së tij nga SPAK, Vasili tha për mediat se u pyet si person që ka dijeni për çështje që kanë interes.
“Kishin nga dy-tre pyetje për të cilat i informova. Ishin çështje që kishin interes. Për më tepër pyesni SPAK”, u shpreh ai.
Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016, me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takime në SHBA.