Petrit Vasili: Qeveria ju plas shpirtin edhe nënave të vetme për të tërhequr pensionin e fëmijëve!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila thotë se detyrohet të shkojë për te tërhequr pensionin e fëmijëve në Farke të Vogël, edhe pse ajo jeton afër kopshtit zoologjik.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “qeveria ju plas shpirtin edhe nenave te vetme për të tërhequr pensionin e fëmijëve!”

Postimi i Vasilit

Qeveria ju plas shpirtin edhe nenave te vetme për të tërhequr pensionin e femijeve!

E paimagjinueshme, por e vertete!

Nenave te vetme ne vend ti ndihmojne jua veshtirsojne jeten.

Nje nene e vetme me femije, qe jeton prane kopshtit zoologjik ne Tirane, detyrohet te marre pensionin e femijeve ne Farke te Vogel me kilometra te tera larg, kur zyre poste ka vetem disa qindra metra afer baneses.

Ja mesazhi i saj.

” Zoti Vasili.

Jam nje nene e vetme me femije dhe detyrohem te shkoj per te terhequr pensionin e femijeve ne Farke te Vogel ne zyren postare atje, megjithese jetoj afer kopshtit zologjik.Kam kerkuar ta terheq pensionin ne zyren e postes qe eshte shume prane baneses ose te ma hedhin ne llogarine ku une marr pagen, Por nuk pranojne kurrsesi duke me detyruar te bej kilometra dhe te shpenzoj shume leke per Taksi vetem per te tehequr pensionin.Ngrijeni kete problem se eshte nje mundim dhe harxhim i madh per ne dhe hallet tona.

Ju lutem anonim.”

P.S Foto tregon zyren e Postes ne Farke te Vogel, qe punon edhe me orar te reduktuar.

Zjarr Tv Ad