Petrit Vasili: Shqipëria nuk ka Kryeministër, ka thjesht një pazarxhi, Zjarret kanë pushtuar vendin, ky Kryeministër është Fake dhe nuk flet/ Palaçollëku i neveritshëm i shprehjes “kështu ndodh në gjithë botën”, tregon shkallën e lartë të maskarallëkut shtetëror…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria pa Kryeministër!

Ditë dramatike nga jugu në veri. Shqipëria e pushtuar nga zjarret që po shkatërrojnë pasuri të shumta të çmuara ekonomike, natyrore e turistike dhe po ekspozojnë edhe jetën e qytetarëve ndaj rreziqeve të mëdha.

Një shërbim Emergjence Civile thuajse asgjë përpara katastrofës së zjarreve. I papajisur, pa mjete, pa personel, thjesht një shtet totalisht që nuk ekziston. Ca deklarata shpifurina të një ministri e një zv.ministre, që nuk ua var trastën njeri, janë tallja më e ligë me katastrofën. Palaçollëku i neveritshëm i shprehjes ‘kështu ndodh në gjithë botën’ tregon shkallën e lartë të maskarallëkut shtetëror.

Shqiptarët po shohin se si në gjithë botën, në vendet e tjera, avionë dhe helikopterë dhe mijëra mjete e forca kundër zjarrit janë në terren me një mobilizim dhe përkushtim të admirueshëm. Shqipëria sërish edhe në këtë katastrofë është pa Kryeministër. Asnjë fjalë e vetme nga llafazani dhe demagogu më i sëmurë që ka parë ky vend. Sa herë ka përmbytje të mëdha, zjarre apo çdo emergjencë madhore, ky Kryeministër Fake nuk flet.

Zjarret kanë pushtuar vendin dhe ndërsa media e çdo vendi tjetër që ka problem zjarret, ka problemin e vetëm kryesor këtë, ndërsa ne Shqipëri Kryeministri dhe Mediat që ushqehen me supën e qelbur të tij, s’kanë asnjë fjalë. Kryeministri Fake dhe media sejmene e tij flasin për Minishengen, për Sirinë, për fotot idiliake të Aleks Sorosit dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranes që hargaliset në Tokio, ndërsa Tirana digjet në 40 gradë të nxehtë, por asnjë fjale për hallin e Shqipërisë.

Shqipëria nuk ka Kryeministër. Shqipëria ka thjesht nje pazarxhi, që shet atë dhe interesat e saj përditë dhe i kthen krahët gjithmonë në ditët e hallit. Ndaj zgjohu Shqipëri, hallin e qeverisjes do ta zgjidhësh vetëm vete!

Zjarr Tv Ad