Petro Koçi e dorëzon zarfin bosh: Nuk propozova asnjë kandidat për President

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS Petro Koçi bëri me dije mbrëmjen e djeshme se nuk ka propozuar asnjë emër për tu votuar si president i Republikës.

Koçi tha në RTSH se nuk është detyrim për të propozuar emra, dhe se ky proces sipas tij duket më serioz dhe i qartë në qëllimin e asaj çka pritet të propozohet.

-Zoti Koçi, pse PS po bën këto taktika për zgjedhjen e presidentit?

Koçi: Mendoj se ky është një proces shumë serioz. Propozime nga të gjithë anëtarët e grupit parlamentar. Mund të propozoje tre, dy, një ose asnjë emër.

-Mund ta thoni se kë propozuat ju?

Koçi: Unë nuk propozova asnjë sepse nuk je i detyruar të propozosh patjetër. Është më serioze një propozim i tillë. Është një mënyrë që tregon se cilat kandidatura janë më të mbështetura.

Zjarr Tv Ad