Shqyrtimi i ankimimit të Alibeajt, reagon Gazment Bardhi: Siç e ka thënë Sali Berisha, vendimet e gjykatave zbatohen, nuk komentohen dhe as nuk mund të sulmohen

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar kërkesën e Alibeajt  ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimit në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Bardhi thotë se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet dhe jo të komentohet, e aq më pak të sulmohet. Sipas tij, askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruajë qetësinë derisa drejtësia të flas.

Përsa i përket deklaratës së Ivi Kasos që tha se alibeaj nuk është palë në proces dhe kërkesa e tij nuk duhej të merrej parasysh, Bardhi thotë se të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli.

Regaimi i Gazment Bardhit:

Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm. Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur rrugën ligjore për zhbërjen e tij. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia të flas.

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer sëfundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli.

Zjarr Tv Ad