Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa shprehet i bindur se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit . Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Koçi deklaroi se ndryshimi i qeverisjes mes së majtës dhe së djathtës është i dukshëm.
Ai solli shembullin e Tiranës, ku theksoi se atë që ka bërë Rama dhe Veliaj për Tiranën nuk e kanë bërë dot kurrë as Basha dhe as të tjerë.Po ashtu, deputeti i PS, Petro Koçi, ka folur për përplasjet brenda partisë, sikundër është “sherri”, Braçe-Balla lidhur me buxhetin për bujqësinë.Sipas Koçit, nuk ka ndodhur ndonjë sherr mes dy deputetëve, por vetëm një prononcim në të cilin Braçe mbron propozimin e tij.Petro Koçi, teksa fliste për koalicionin Meta-Berisha, u shpreh në emisionin “Zona Zero” se kreu i PL-së nuk e ndihmon opozitën, por ia thellon më tepër krizën.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, deklaroi se kryetari i PL-së, Ilir Meta është personazh i korrupsionit. Sipas tij, dy personazhet Berisha dhe Meta nuk janë alternativë për ndryshim, dhe se ftesa e tyre është për tu kthyer mbrapa.Madje bashkimin e Berishës me Metën, ligjvënësi Koçi e cilësoi si një alternativë me përmbajtje kriminale.
-Zoti Koçi, jemi disa muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 dhe partitë politike duket se kanë“ndezur motorët” e fushtës elektorale. Si paraqitet situata brenda Partisë Socialiste dhe sa bashki pretendon mazhoranca të marrë në këto 61 që janë?
Ne patjetër që do të marrim shumicën. Unë mendoj se ne do të jemi afër numër 40, më shumë apo më pak nuk e di, po që do ti fitojmë zgjedhjet. Një arsye është dhe pragmatizmi zgjedhor.Pra Partia Socialiste, jovetëm që është një parti që mbron fort interesat e popullit, por është edhe një parti interesante për qytetarët.
-Do të thoni cili është?
Gjithmonë zgjedhësi preferon një pushtet vendor I cili është në një linjë dhe me një ngjyrë me qeverinë qendrore sepse faktet kanë treguar që kur ka qenë PS në pushtet ja dhe në Fier, sa qe Berisha ishte e pamundur që të punonte pushteti vendor. Me ardhjen në pushtet të PS, u zhvilluan shumë projekte të cilat janë bashkëveprim i qeverisjen vendore me atë qendrore.Zgjedhësi e sheh dhe këtë gjë. Përtej asaj pastaj, në përvojë marrim që nga Tirana vetë këtu, që ndryshimin mes qeverisjes së kryetarëve të bashkisë nga PS me ata që ka patur PD, është si dita me natën. Atë që ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj për Tiranën nuk e kanë bërë dot kurrë as Basha dhe as të tjerë.
-Pra ju po thoni që Veliaj do jetë sërish fitues i PS më 14 maj. Po Belind Këlliçi si kandidat i “Foltores” nuk iu tremb ju si Parti Socialiste?
Shiko, unë e kam thënë dhe po e përsëris që zoti Erion Veliaj ka dëshmuar që është tashmë një ekspert i qeverisjes vendore, ka vizionin e duhur, ka energjinë e jashtëzakonshme për të punuar. Kryeqyteti nën qeverisjen e z. Veliaj natyrisht dhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës ka përparuar shumë. Ky vit që mbyllet., mbyllet si viti “Kryeqyteti i Rinisë Europiane” dhe pastaj vitin që vjen është dhe “Qyteti i Sportit”. Kështu që kjo lidhet dhe me vizionin e së ardhmes, për të bërë më shumë për rininë dhe në pikëpamje të zhvillimit të sportit dhe të lidhjes shpirtërore dhe fizike të rinisë me sportin si një alternativë e një zhvillimi të shëndetshëm fizik dhe mendor.
-Në media i është dhënë shumë hapësirë një lajmi, që deputeti socialist, Erion Braçe ka pasur një “sherr” me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Si qëndrone vërteta?
Nuk ka ndodhur ndonjë sherr, ka pasur një prononcim që Erioni gjykon se i ashtuquajturi refuzim ka ardhur nga Balla. Në fakt propozimi i Braçes nuk ishte ndonjë përplasje me formatin e buxhetit të propozuar nga qeveria. Mendoj që çështja nuk duhej çuar deri në seancë, duhej zgjidhur brenda grupit. Braçe s’e ka lënë mandatin. Gjykoj se një pjesë e propozimeve që bën Braçe janë pozitive dhe bën një përpjekje për të zgjidhur më mirë disa problematika në zonat rurale.
-Po primaret e Sali Berishës si ju dukën?
E gjithë kjo ishte një fasadë primaresh sepse kandidatët ishin gjithmonë të paracaktuar nga z. Berisha. Unë e kam thënë, kandidatët e PD quhen “La voce del padrone”. Për të mos thënë “La voce del padrino” në rastin n e Tiranës. Kemi të bëjmë me një situatë ku ne jemi shumë optimist, e kemi të garantuar fitoren, por thashë kjo patjetër kërkon që PS të angazhohet në mënyrë energjetike në fushatë në momentin që ajo do të fillojë. Ne tani jemi në momentin e përgatitjes së strukturës sonë organizative për këtë fushatë. Kuptohet që jemi partia më e organizuar në vend, edhe në kryeqytet.
– Keni një koment për aleancën Meta-Berisha?
Çifti Berisha-Meta ishte një ftesë për kthim mbrapa, se nuk është alternativë për ndryshim, është një ftesë për tu kthyer mbrapa. Jemi në këtë fazë që opozita është në krizë dhe ky lloj lidershipi e thellon krizën e brendshme. Kështu që kriza e krizës nuk zgjidhet. Përkundrazi kjo e thellon fakti që Berisha është “non grata” dhe rrezikon edhe partia të bëhet “non grata”.Dihet që çdo bashkim me Berishën nuk rrezikon vetëm një parti politike por të gjithë Shqipërinë. Do të merrte njollën e non gratës dhe vetë PD, sepse kemi të bëjmë me një personazh që nuk është non grata vetëm për SHBA por edhe për Anglinë.
Kështu që ka zhvillime që konsiderohen në Shqipëri si negative për opozitën, për më tepër që kemi të bëjmë dhe me një bashkim të Berishës dhe Metës një bashkim mes politikës kriminale dhe super të korruptuar, një alternativë me përmbajtje kriminale. Sa i përket PS, unë e përmenda edhe më sipër dhe po e ripërsëris qëvjen në këtë moment me avantazh duke qenë dhe në pushtet sepse duhet harmonia mes pushtetit qendror dhe atij vendor. PS do i fitoj këto zgjedhje, është një makineri elektorale, organizative, është e para në gjithë këtë pikëpamje. Këto janë avantazhe që garantojnë jo vetëm proces dhe rezultat.
-Nëpërfundim më lejoni t’ju pyes për një incidenti që ka ndodhur këtë fundjavë, teksa u bë e ditur se ështëdëmtuar busti i Mit’hat Frashrit tek Liqeni Artificial i Tiranës. Si e shihni këtë ngjarje?
Kush ka venë kazme mbi varrin e Mit’hat Frashërit ka kryer barbarizëm dhe i ka bërë nder Sali Berishës!