Petro Koçi sërish akuza nga Fieri: Punësohen njerëz me biznese, nuk shkojnë në punë dhe paguhen, s’ka transparencë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Petro Koçi deputet i PS në qarkun e Fierit godet sërish me akuza ndaj administratës pas takimeve që siç thotë është duke kryer me strukturat e PS për analizën e rezultatit të zgjedhjeve.

Ditën e djeshme, Petro Koçi u takua me strukturat socialiste në Daullas, Metaj, Çlirim dhe Afrim. Koçi thotë se ndihet entuziast për një rienergjizim organizativ të strukturave, nëpërmjet rritjes së anëtarësisë, forcimit të rolit të grave dhe vajzave dhe shtim të fuqisë së rinisë në politikat e PS. Por, problem mbetet administrata.

“Nuk është e drejtë që disa kanë biznese dhe ndërkohë punësohen në sektorin publik për ti shërbyer bizneseve të tyre. Disa prej tyre thuhet se nuk shkojnë në punë dhe paguhen. Ndërkohë që ka specialistë pa biznese që rrinë pa punë. Emërime të rëndësishme bëhen pa transparencë. Publiku ka nevojë të dijë më shumë” shkruan Petro Koçi për konkluzionet e takimeve me socialistët.

Më herët, Petro Koçi ka qenë edhe në SPAK për të denoncuar atë që në media e ka konsideruar si abuzim të strukturave dhe lidhje të tyre me krimin. Fieri, që pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit nuk po gjen qetësi.

Armando Subashi, kryetar i Bashkisë së Fierit, sipas raportimit të revistës Newsbomb.al nisur nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është vënë nën akuzë për abuzim me më shumë se 15 milionë euro abuzim me fondet dhe zgjedhjen e klientëve preferencialë të dyshimtë për të fituar tenderat në bashkinë që drejton.

Zjarr Tv Ad