Është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Beratit.
Gjykata e Beratit pranoi kërkesën e Prokurorisë për Hiqmet Këlliçin i cili akuzohet “për kryerjen e veprimeve arbitrare”.
Më herët, referuar dosjes së tij hetimore, është raportuar se Këlliçi nuk i raportonte sjelljet e të dënuarve që duhet të përfitonin “liri me kusht”, edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.
Në shumë raste, edhe pse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ia dërgonte Komisionit të Disiplinës, ky i fundit nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.
Drejtori është hetuar për 1-muaj nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara teksa sot, Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimeve.