Jon Gjebrea dhe Merlin i japin fund marrëdhënies së tyre…

0
612
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fejesa e djalit të Ardit Gjebreas me vajzën e një biznesmeni të njohur në Tiranë ishte padyshim një nisje e mirë për vitin 2018. Dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre dhe ndanë me ne copëza nga festa, që sipas zakonit mblodhi bashkë dy familjet dhe miqtë e afërt.

Përmes ceremonisë private larg syrit mediatik, djali i këngëtarit dhe prezantuesit shqiptar Ardit Gjebrea zbuloi dhe partneren e tij, Merlin. Dy të rinjtë, më të dashuruar se kurrë, pas dy vitesh lidhje të konsoliduar ndërmorën edhe hapin e madh.

Por duket se tashmë, dy vite pas fejesës, edhe kjo dyshe i ka dhënë fund. Nga ajo çfarë mund të shohim nga rrjetet sociale, Merlin dhe Jon tanimë nuk janë më bashkë. Në profilin e saj në rrjetet sociale, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin, dhe duhet thënë që nuk ishin të pakta, shkruan gazetarja Enida Himaj.

Nga ana tjetër ajo ka zgjedhur të mbajë fotot që ka me Anën, motrën e tij. Ashtu si e kemi parë, Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.

Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë. Ndërkaq dy të rinjtë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Miqtë e afërt të dyshes janë shumë hermetikë në lidhje me këtë histori, duke mos zbuluar detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur mes tyre.

Kujtojmë se, menjëherë pas fejesës, Jon dhe Merlin u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por mesa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku dhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo një zënkë mes dy të dashuruarve.

Zjarr Tv Ad