Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pfizer po kërkon që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 5-11 vjeç kundër COVID-19.
Përmes një shkrimi në Twitter, Pfizer ka bërë të ditur se i ka dorëzuar kërkesën për aplikimin e vaksinës Rregullatorit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizim urgjent.
E nëse kërkesa e tyre pranohet, ata shumë shpejtë do të mund ta administrojnë këtë vaksinë.
Vaksina Pfizer tashmë ka filluar të jepet te fëmijët nën 18 vjeç.
“Ne dhe @BioNTech_Group kemi paraqitur zyrtarisht kërkesën tonë tek @US_FDA për Autorizimin e Përdorimit Urgjent (EUA) të vaksinës sonë #COVID19 tek fëmijët 5 deri <12″, është thënë nga Pfizer.