Pi helm dhe hidhet nga ballkoni 24-vjeçarja shtatzënë nga Delvina, humb fëmijën

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 24-vjeçare shtatzënë ka pirë helm dhe më pas është hedhur nga dritarja e shtëpisë së saj në Delvinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, dhe dyshohet se e reja është vetëhelmuar me helm dhelprash. Vajza është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se ka humbur fëmijën, ndërsa vetë është në gjendje të rëndë.

Polica e ndodhur në vendngjarje ka nisur hetimet pasi ende nuk dihet arsyeja që e ka bërë të renë të ndërmarrë këtë akt ekstrem drejt vetëflijimit.

Zjarr Tv Ad