Tentuan të grabisin karburantin në Durrës, policia e Krujës ndalon 2 të shpallur në kërkim

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit: Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zjarr Tv Ad