Piano-ja e vjedhur antike i dorëzohet Italisë, Manja: Kjo tregon bashkëpunimit serioz me një vend mik si Italia

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një piano antike e cilia ishte vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, është rikthyer sërish në Itali pasi në Shqipëri nuk u shit.

“Klavikorda” e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri. Ky objekt me vlera të rralla kulturore e historike është vjedhur në Itali në 2015 dhe tre vite më pas do të mbërrinte në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Në vitin 2018, instrumenti kishte përfunduar në duart e një tregtari shqiptar të instrumenteve muzikore në një lokacion afër Tiranës, duke e njohur vlerën e tij, ai ka arritur ta blejë nga dy të rinj në këmbim të dy altoparlantëve. Pas disa kërkimeve, tregtari zbuloi se  kishte një objekt të trashëgimisë kulturore italiane dhe kontaktoi drejtpërdrejt me autoritetet gjyqësore italiane. Më pas filloi bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kompetente italiane dhe shqiptare.

Hetimet e kryera edhe falë krahasimit të pamjeve fotografike të pronës me ato të futura në “Bankën e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura në mënyrë të paligjshme”, konfirmuan se objekti antik nuk ishte tjetër veçse klavikordi i vjedhur nga Konservatori i Parmës.

Pianoja do t’u dorëzohet sot autoriteteve italiane. Në lidhje më këtë ka folur dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai tha se dorëzimii i pianos tregon një shenjë ashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia.

“Është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia. Ne duam ta shtrijmë këtë bashkëpunim në të ardhmen pse jo për të bërë të mundur riatdhesimin reciprok të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore. Këto vepra të shkojnë aty ku ishin sepse janë pronë e popullit italian. Janë tregues i qartë i identitetit tonë kombëtar” ,tha Manja.

Zjarr Tv Ad