Pikëpyetje për narkozën e përdorur ndaj 3 vjeçarit / Ilir Alimehmeti: Duhet evituar anestezia kur…

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është diskutuar për rastin e tre vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje për mbushjen e dhëmballëve.

Alimehmeti tha se anestezia e përgjithshme duhet të evitohet në rastet kur ka një alternativë më të lehtë.

Në rastin e tre vjeçarit, ai ka marrë dy doza anestezia, siç pretendon gjyshi i tij Guri Spahiu, i cili gjithashtu deklaroi se familja nuk ka qenë e informuar për anestezinë dhe rreziqet e saj.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Alimehmeti, Roland Xhaxho thotë se anestezia është përdorur, sepse fëmija kishte patur probleme shëndetësore në të shkuarën. A nuk është në fakt e kundërta, që kur themi se një fëmijë ka probleme shëndetësore, anestezia duhet evituar, sepse potencialisht rriten rreziqet?

Ilir Alimehmeti: Ne duhet t’i themi disa gjëra. E vërteta dhemb, por heshtja vret. Kur është mundësia, që anestezia e përgjithshme të evitohet, sepse ekziston diçka më e lehtë për t’u bërë, spinale, lokale e me rradhë, patjetër duhet vlerësuar. Kur firmosim diçka, me të vërtetë është firmosur një konsensus, por ne e quajmë konsensus i informuar, pra firmos pasi ta ketë kuptuar dhe të jetë informuar mbi çfarë po firmos. Ne mund të firmosim gjëra nga mëngjesi deri në darkë pa i lexuar dhe pa i kuptuar. Kjo është detyrë nga ana e mjekut. Gjithëkush nga ne duhet të informojë më parë. Sa u përke riskut të anestezisë së përgjithshme, është tejet i vogël por nuk është zero. Është mortaliteti 1 për 100 mijë.
Në 100 mijë, 1 ka një problem kaq të rëndë, por që rriten relativisht me kohën që qëndron nën anestezi, me dozat që përdoren, me sëmundjet që mund të ketë. Askush nuk mund ta bëjë llogarinë më përpara por në mjekësi nuk ka 0% dhe 100%. Pra mjeku ka këtë lloj detyre, të komunikojë me ta.

Ylli Rakipi: Zoti Guri, ju kanë thënë ju një protokoll?

Guri Spahiu (gjyshi i tre vjeçarit të ndjerë): Jo që nuk komunikuan për protokoll dhe gjëra të kësaj natyre, por ai u tregua çnjerëzor, sepse kur doli djali nga spitali, unë i thashë doktorit, sepse i ngrita dorën lart djalit dhe djali e lëshoi në gjendje të lirë dorën. Unë aty u tremba, i thashë nuk më duket mirë djali, është në gjendje të rëndë. Mos u mërzit më tha mua dhe më hodhi dorën në sup, është nën efektin e narkozës dhe shumë shpejt do ti dalë. Kjo ishte ora 19:00. Kur ta çoni në shtepi tha, narkoza del menjëherë. Ndërkohë sa e çuam në shtëpi, filloi ngritja e temperaturës. Komunikuam me të në telefon, as e hapi fare telefonin, nuk i shkoi ndërmend telefoni. Tre-katër telefona me të, nuk e hapte. Janë tabulatet e regjistruara.

Zjarr Tv Ad