Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Spektakli ka qënë gjithnjë prezent në garat NASCAR, por ajo që vjen nga pista e Charlotte Motor Speedëay është thjeshtë e papranueshme.
Një akt dhune është regjistruar në pistën e Charlotte, ku protagonist kanë qënë dy pilotët, Clint Bowyer dhe Ryan Newman. Shkak është bërë një kontakt mes makinave të Newman dhe Bowyer, me këtë të fundit që u përplas me muret rrethuese.
Kjo ka zemëruar drejtuesin e makinës me numër 14-të, që në përfundim të garës sulmoi fizikisht kundërshtarin. Megjithatë reagimi i pilotëve dhe emisarëve të pistës shmangu një sherr që mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.