Një 54-vjeçar nga Amerika po përgatitet për betejë ligjore me një kompani që i shiti pilula çaji jeshil, të cilat ai nisi t’i përdorte për ta ndihmuar në dobësim dhe rritjen e cilësisë së jetës, por i nxorën mëlçinë jashtë funksioni duke e detyruar të kryente transplant.
Dita që mori pjesë në diplomimin e të birit nga shkolla e mesme, duhej të ishte një prej ditëve më të lumtura në jetën e tij. Por tani Jim McCants e shikon ditën e maturës së të birit me emocione të përziera. Pasi u ul përkrah të shoqes në auditorin në Teksas, ajo iu kthye duke e pyetur: “Ndihesh mirë? Fytyra të është zverdhur, sytë të janë zverdhur, dukesh tmerrësisht keq?”. “Kur pashë veten në pasqyrë u shokova”, tha ai, i cituar nga BBC. Ishte shokuese për të pasi Jim, asokohe 50-vjeçar, kishte punuar për të përmirësuar stilin e tij të jetesës, duke u fokusuar më shumë tek përdorimi i produkteve të shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt.
“Im atë pësoi një atak në zemër në moshën 59-vjeçare dhe nuk ia doli”, kujtoi Jim, duke shtuar se ai ishte i vendosur të bënte gjithçka që të mos kishte të njëjtën histori me të atin. Pak pas diplomimit të të birit, Jim u shtrua në spital për problemet me mëlçinë. “Në 30 vitet e fundit unë ndoshta kam pirë një kuti me birra në vit, asnjë gotë verë. Kështu që alkooli nuk ishte pjesë e jetës sime”, tha Jim, duke shtuar se as duhanpirja nuk ishte problem.
Në kuadër të ndryshimeve në stilin e jetesës, Jim kishte nisur të përdorte pilula çaji jeshil, për të cilat kishte dëgjuar se të të forconin zemrën dhe të ndihmonin në heqjen e kilogramëve të tepërt. Këto produkte ishin bërë shumë popullore vitet e fundit edhe falë reklamimit online dhe ndihmës së tyre të supozuar në rënien në peshë dhe parandalimin e kancerit. Mjaftoi konsumimi i këtyre pilulave për 2-3 muaj që ai të sëmurej rëndë. Mjekët i thanë se kishte nevojë për një transplant urgjent mëlçie. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. “Ju keni ditë – nuk keni asnjë javë në dispozicion”, i thanë mjekët.
Fatmirësisht, një ditë më vonë, ai gjeti një dhurues dhe e kreu transplantin. Megjithëse kanë kaluar 4 vite, Jim tani po përgatitet ta padisë kompaninë amerikane “Vitacost”, e cila i shiti pilulat e çajit jeshil. Jim McCants thotë se kompania duhet të vendosë një shenjë paralajmëruese në produkte dhe në websajt që njerëzit të mësojnë rreziqet para se ta blejnë. Vetë kompania e kontaktuar nga BBC refuzoi të komentonte, por tha se qëndronte pas cilësisë së produkteve të saj.
Nëse keni vështirësi për t’u zgjuar në mëngjes, nuk jeni vetëm. Teksa mëngjeset sa vijnë dhe errësohen, të qëndruarit nën shtroje, në të ngrohtë, është padyshim një tundim i madh.
Por nëse deri më tani ia keni vënë fajin përtacisë, rezulton se pas vështirësisë për t’u ngritur në mëngjes qëndron një problem psikologjik nga i cili mund të vuani.
Quhet dysania dhe është një term i përdorur pikërisht për të përshkruar pamundësinë kronike për t’u ngritur në mëngjes.
Ata që janë të prekur nga kjo gjendje psikologjike, janë gjatë gjithë kohës me dëshirën për t’u shtrirë, megjithatë kjo gjendje ka edhe një impakt më serioz.
Kjo gjendje, që duhet gjithashtu klinomania, nuk është ende e njohur zyrtarisht, por ata që e vuajnë thonë se është reale.
Sipas Psych2go, ajo lidhet shpesh me problemet e shëndetit mendor, pasi ata që e kanë këtë gjendje, vuajnë gjithashtu nga ankthi dhe depresioni.
Ndonëse njerëzit me këtë gjendje shpesh e lidhin me mungesën e gjumit, ata që janë të prekur nga Dysania kanë një ndjenjë të fortë, gati adiktive për t’u kthyer në shtrat.