Piramida drejt përfundimit, Veliaj: “Po punojmë për detajet e fundit; do të shërbejë edhe si atraksion turistik për qytetin”

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot detajet e punimeve, së bashku me drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, dhe u shpreh se ato janë drejt fundit.

“Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira jonë e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin, pasi qyteti do të fitojë edhe një super lulishte në Bulevard”, tha Veliaj.

Ai shtoi se punimet te Piramida pritet të mbarojnë në fund të këtij viti, për të pritur fëmijët e apasionuar pas teknologjisë.

“Ky gusht ka qenë ndoshta muaji më i prapë i viteve të fundit. Kemi pasur shumë ditë me shi, ndaj kemi humbur disa ditë pune me shkollat, kopshtet, por edhe këtu te Piramida. Ne do shfrytëzojmë çdo ditë me diell, do të kalojmë me dy turne, për t’u siguruar që kjo hapësirë të jetë gati deri në fund të vitit. Mandej, pranverën do ta shfrytëzojmë për mobilimin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se e veçanta e Piramidës do të jenë klasat e TUMO-s. Ai shtoi se qendra TUMO do ta kthejë Tiranën në një vend tërheqës edhe për të huajt që kanë talent kodimin dhe teknologjinë.

Zjarr Tv Ad