Pjerin Ndreu i përgjigjet Berishës: Faqezi, s’e mendoja që do arrije deri këtu. Ndjej neveri për këto fundërrina

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës dhe kryebashkiaku aktual, Pjerin Ndreu i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili e akuzoi se kishte gisht në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në një reagim, Ndreu shkruan se e konsideron të neveritshme këtë akuzë. Ai i quan faqezinj të gjithë ata që e kanë përfshirë në këtë ngjarje dhe shton se e kanë bërë këtë retorikë, vetëm për vota.

“Qe politika e Sali Berishes eshte me gjak, kjo dihet tashme, por qe te shkoje deri ne kete pike sme kishte shku mendja! Te sugjeruar nga politika lokale opozitare qe do te perfitoje politikisht ne kurrizin e nje ngjarje tragjike, morali ka preke fundin!

Ndjej neveri per keto funderrina qe prodhojne keto lajme palacosh, me argument te paverteta dhe me deduksione kriminale vetem per nje grusht vota! Kaq per keto faqezinj”- shkruan Ndreu.

Sali Berisha shkruan se vrasja e Ardian Nikulajt është bërë për qëllime politike. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ngjarja ka ardhur vetëm tre ditë pasi kryeministri Edi Rama hapi fushatën në Lezhë.

Ai shton se Nikulaj ka dalë publikisht kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut dhe aleancës me Tom Doshin, ndaj dhe është vrarë.

Zjarr Tv Ad