Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën paraprake gjyqësore për Armando Koçerrin, një prej anëtarëve të akuzuar si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj.
Çështja ka kaluar për gjykim, ndërsa avokatët nuk pranuan të flisnin pas seancës.
Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.
Koçerri së bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj që ndodhen në burg në Itali akuzohen për tri vepra penale të kryera në Shqipëri, grupi strukturuar kriminal, trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike si dhe kultivim e mbajtje kanabisi, si edhe kryerje te veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.