Plagos qiramarrësin për dritat, në konfliktin me armë zjarri përfshihet edhe vjehrra

0
475
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri është plagosur në armë zjarri në Shkodër.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15 ndërsa konflikti ka nisur mes pronarit të lokalit Dedë Guri dhe Fatmir Zylës, që kishte lokalin e Gurit me qira.

Qiramarrësi 33-vjeçar nuk kishte paguar detyrimet për energjinë elektrike, dhe kjo gjë shkaktoi debate mes tyre deri në konflikt me armë zjarri që ka shkaktuar plagosjen e qiramarrësit Fatmir Zyla.

Mësohet se edhe vjehrra e 33-vjeçarit ka tentuar të qëlloj mbi 60-vjeçarin Guri por arma i është bllokuar.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar Dedë Gurin ndërsa Zyla është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Më pas, policia ka kontrolluar banesën e  33-vjeçarit dhe ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 kilogramë kanabis sativa.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad