Plagosi dhe grabiti taksistin, arrestohet 24 vjeçari

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e grabitjes. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.M, pasi i ka marrë me dhunë një shumë parash një taksisti, dhe më pas e ka goditur me thikë.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Ibrahim Rugova”. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve,

“Eshtë kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi G. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit G. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad