Plas keq debati mes Astrit Patozit dhe Fatmir Mediut: Je futur në sqetullën e Lulit, tregohu i matur kur flet me mua…

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu dhe Astrit Patozi, janë përfshirë në një debat kanë mbrëmjen e djeshme në “Log”.

Mediu tha se çdo votë që nuk përkthehet në mandate, shkon në favor të Edi Ramës, ndërsa Patozi me ironi i tha se “kjo bëhet vetëm po hyre në sqetullën e Lulit, po dole nga sqetulla ikin votat e republikanëve”.

Kreu i PR-së i kërkoi Patozit që të matej para se të fliste, pasi nuk “nuk hyj në sqetullat e asnjërit. Kam bërë një koalicion për të larguar një të keqe të madhe”, referuar Edi Ramës.

Debati mes Mediut dhe Patozit

Fatmir Mediu: Kjo është një marrëdhënie pluraliste në raport me këtë sistem elektoral që kemi ne për t’u përballuar me këtë të keqe që kemi.

Astrit Patozi: Nuk po të gjykoj, është zgjedhja jote.

Fatmir Mediu: Nuk dua që asnjë votë e republikanëve të shkoj në favor të Edi Ramës.

Astrit Patozi: Bravo të qoftë, shumë mirë dhe kjo bëhet vetëm po hyre në sqetullën e Lulit, po dole nga sqetulla ikin votat e republikanëve.

Fatmir Mediu: Ore zotëri, e para matu kur flet…

Astrit PatoziPër cfarë të matem?

Fatmir Mediu: Ti mos më thuaj kam hyrë në sqetull, asgjëkundi, se nuk hyj në sqetullat e asnjërit. Kam bërë një koalicion për të larguar një të keqe të madhe.

Astrit Patozi: Ore ke hyrë në çadër, meqë e paske problem punën e sqetullës.

Fatmir Mediu: As në çadër, as në poture dhe as në sqetull, që ta dish, kam marrë një pozicion në raport me atë që unë mendoj se është e drejtë, largimi i Edi Ramës. Nuk dua që vota e PD dhe PR-së të shkojë në favor të Edi Ramës, pasi çdo votë që nuk përkthehet në mandat shkon në favor të Edi Ramës.

 

 

Zjarr Tv Ad