Ervin Salianji me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë: PD do përmbyllë çdo detyrim financiar

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë, të cilëve iu zotua se Partia Demokratike do t’i përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj tyre.

Në fjalën e tij, Salianji tha po ashtu se PD do të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve, si dhe do të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja me përfaqësues të nderuar të kësaj shtrese dhe me drejtuesit e shoqatës Nebil Cika, Vasillaq Grabocka, Etem Fejzollari! Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlerësimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve. Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve. Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit. Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë”, tha Salianji.

Ai shtoi po ashtu se do të ngrenë edhe një muze në kujtim të viktimave të komunizmit.

Zjarr Tv Ad