Plazhet e Malit të Zi, shënjestrohen myslimanët: “Jo këtu me perçe”!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dilema të forta janë ngritur së fundi mbi tolerancën fetare në Malin e Zi. Dy incidente u shënuan këtë muaj atje: Një burrë i ndaloi hyrjen në pishinë një adoleshenteje të veshur me rroba plazhi që mbulonin gjithçka vec fytyrës, duarve dhe shputave të këmbëve pranë plazhit Utjeha, të ndodhur rreth 20 kilometra larg qytezës së Tivarit. Një grua nga Kuvajti po kështu, e cila mbante shami në kokë dhe familja e saj, janë spërkatur me pije alkoolike nga ballkoni i një hoteli në Budva.

I pyetur mbi përsenë e gjestit të tij, burri që nuk lejonte adoleshenten e mbuluar në pishinë tha se “i urren mslimanët” dhe se 300 klientët e tij e kundërshtonin praninë e vajzës me atë lloj veshjeje. Ndërkohë, shumë malazezë thonë se nuk mbajnë mend të kenë ndodhur më parë incidente të tilla në vend.“Islamofobia dhe sidomos islamophobia me bazë gjinore, është prezente në Mal të Zi”, shprehet aktivisti për të drejta të njeriut, Aleksandar Zekovic.

“Në të dy rastet, shënjestra kanë qenë gratë, cka nënkupton se femrat që praktikojnë fenë janë më tepër shënjestër”, vazhdon ai.

Kritikët debatojnë shpesh për rolin e kodit të veshjes në Islam, sidomos mbi format më strikte të tij, dhe për mesazhin që përçon diçka e tillë për kulturën islame. Shumë myslimanë e refuzojnë qasjen konservatore të fesë që dikton mbulimin e grave me burka, apo shami në kokë kur të dalin në publik. Rreth një në pesë banorë të Malit të Zi – me popullsi prej 620.000 personave – janë myslimanë, të ndarë në boshnjakë dhe shqiptarë etnikë./Top Channel

Zjarr Tv Ad