Po ata të çmimit të dytë, çfarë hanë?

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lutfi Dervishi

Kjo batutë shkodrane ka lindur më 6 prill 1987 sapo u njoftua se një program i OKB-së (FAO- Programi Botëror i Ushqimit) i kishte dhënë çmimin e parë Shqipërisë për ushqimin.

Në kushtet e kequshqyerjes dhe urisë ky çmim në një anë ishte tallje në anën tjetër burim anekdodash. Shqiptarët ushqeheshin me tollona, por në lajmet e mbrëmjes mësuan se në Meksikë kishin lënë pas gjithë botën.

Por, lajmi i sotëm e lë pas lajmin e 35 viteve më parë. Një raport i Kombeve të Bashkuara e rendit Shqipërinë në 8 vendet me zhvillimin digjital më të avancuar në Europë.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit’.

Në kushtet kur shteti digjital ka përfunduar në xhepat e gardistëve të Ajatollahëve, në kushtet kur gjithçka ka patur AKSHI- ka përfunduar në duart të hakerave dhe kur çdo ditë zgjohemi me tmerrin se çfarë do të dalë tjetër, renditja për “zhvillimin digjital” është shaka e tepërt.

Në vitin 1989 Shqipëria ishte e mbyllur dhe informacioni ishte i kontrolluar. E megjithatë njerëzve që merreshin me informacionin ju duk lajm i mirë çmimi për ushqimin.

Sot, jemi shoqëri e hapur dhe lajmi nuk mund të bllokohet, por pyetja është: pse promovohet nga qeveria?

Çfarë duan t’i tregojnë publikut se pavarësisht se shteti digjital është grabitur dhe ka dalë në ankand ne kemi arritje?! Mo Zo ma keq thonë nga veriu.

Në fakt kështu siç janë punët mund të ndodhte edhe më e keqja. Mund të kishim dalë në vendin e parë dhe sërish ashtu si para 35 vjetësh do të pyesnim: po atyre të çmimit të dytë çfarë u kanë hakeruar?!

Zjarr Tv Ad