Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka komentuar për herë të parë akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tij dhe vendimit të gjykatës, për të dhe bandën.
Gjatë intervistës për Top News, ai tha se i biri është akuzuar dhe për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë i burgosur në Greqi.
“Po kam kontaktuar me Laertin. Do flasë përmes avokatit të tij për të sqaruar pozicionin e tij. Ai ka qenë me dokumente fallco. Laerti nuk ka armiq. Janë këta që po e kërkojnë pa prova. Janë njerëz që janë marrë me politikë dhe që rrënjët i kanë akoma në politikë. Policia e shtetit ka ardhur disa here për kontroll te shtëpia ime. Djalin e kanë akuzuar për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ai është në burg në Greqi. Këta nuk kanë asnjë provë, asnjë foto. Këta po bëjnë terror në Lushnjë”, tha babai i Laert Haxhiut.