Po bën vaksinim masiv me vaksinën kineze, Turqia kalon në masa shtrënguese dy javët e para të Ramazanit

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi  disa kufizime të reja dhe mbyllje të pjesshme gjatë dy javëve të para të muajit të shenjtë Islamik të Ramazanit, në mënyrë që të shtypte infeksionin në rritje të koronavirusit.

Turqia renditet e katërta në botë për nga numri i infeksioneve të reja me koronavirus, edhe pse thuhet se po vaksinon masivisht qytetarët me vaksinat kineze që kanë mbërritur dhe në Shqipëri.

Vetëm dje në Turqi janë regjistruar 59,187 raste të reja, që është një numër rekord i njerëzve të infektuar në një ditë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së atij vendi.

Coronavirus ka vrarë 273 njerëz në 24 orët e fundit, dhe një total prej gati katër milion njerëz janë infektuar. Numri i njerëzve që infektohen çdo ditë është pesë herë më i lartë se në fillim të Marsit, kur Erdogan lehtësoi kufizimet.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koca paralajmëroi dje për kulmin e tretë të pandemisë.

Duke folur pas takimit të qeverisë, Erdogan tha se kohëzgjatja e shtetrrethimit u zgjat gjatë ditëve të punës, njoftoi kufizime në udhëtimet ndërqytetëse dhe transportin publik dhe ndaloi të gjitha ngjarjet e brendshme deri pas Ramazanit.

Ai tha se disa studentë do të kthehen në mësimin në distancë. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër në mbrëmje dhe do të vlerësohen përsëri në dy javë.

Zjarr Tv Ad