Po festonte në plazh betejën e fituar kundër kancerit, “vritet nga natyra” bashkë me motrën dhe mbesën

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duhej të ishte një kohë feste, fundi i një makthi. Në vend të kësaj, pushimi në plazh për një familje kaliforniane u shndërrua në një tragjedi.

Elizabeth Cox kishte arritur të mposhtte kancerin dhe ishte e gatshme për të filluar një jetë të re. Për të festuar këtë moment, ajo kishte shkuar me pushime te premten me të gjithë familjen e saj në plazhin Grandview, në veri të San Diegos.

Por shembja e papritor e në masivi shkëmbor e goditi atë duke e lënë të vdekur në vend. Të plagosura rëndë mbetën dhe motra e saj Julie Davis, 65 vjeç dhe mbesa Anne Clave, 35 vjeç.

Të dyja ndërruan jetë pak më vonë në spital. Nga rrëzimi i shkëmbit mbetën të lënduar dhe dy persona të tjerë, një u trajtua në vend, ndërsa tjetri në spital.

Zona e plazhit u mbyll për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe u hap vetëm të shtunën.

“Ishte e tmerrshme – thotë një dëshmitar. E imagjinoj sesi janë ndjerë të afërmit e viktimave që kanë parë gjithçka pa qenë në gjendje të bëjnë asgjë. Ishte shumë e trishtueshme”.

Të tre gratë lanë pas bashkëshortë, fëmijë dhe shumë anëtarë të familjeve të tyre të gjera, raportojnë mediat.

Gjeologët ishin në vendin e ngjarjes të shtunën duke vlerësuar zonën përreth zonës së kolapsit.

Zjarr Tv Ad