“Po hanë nga krahët tona”, kompania e pastrimit Alko-Impex, nuk u jep as pagën minimale punonjësve

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e pastrimit në Sarandë prej disa ditësh dalin para bashkisë për të protestuar. Shkak i daljes së tyre në protestë është paga e ulët. Ata deklarojnë se paguhen vetëm 24 mijë lekë në muaj nga 28 mijë lekë që duhet të paguheshin që nga prilli. Ata nuk ngurojnë të shprehen edhe se nga ana e përfaqësuesve të firmës së pastrimit madje u është bërë presion, se nëse nuk vazhdojnë punën nuk është e vështirë për ta t’i heqë dhe t’i zëvendësojë me punonjës të tjerë qoftë të ardhur edhe nga Tirana dhe zona të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga firma e pastrimit AlcoImpekx me pronar Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS-së Sadri Abazi. Punonjësit deklarojnë se madje nga firma iu është thënë që muajt e verës të punojnë me 26 mijë lekë dhe në shtator të rikthehen në pagën 24 mijë lekë.

Theksojmë se para pesë ditësh Anëtarët e Këshillit Bashkiak Sarandë kanë kritikuar situatën e pastrimit të qytetit nga firma Alko-Impex.

“Shumë denoncime na kanë ardhur nga qytetarë,se kjo firmë nuk po kryen punën e saj. Edhe pse Bashkia e Sarandës i kryen pagesat ndaj kësaj kompanie sërisht kemi papastërti në cdo cep të qytetit të Sarandës dhe Ksamilit. Nëse  gjendja nuk ndryshon atëherë do ta marrim situatën në dorë,duke e menaxhuar vet pastrimin,”- kështu u shpreh anëtari i Këshillit BAshkiak të Sarandës,Gjergji Imeraj.

Kjo kompani e ka filluar veprimtarin e saj në Shqipëri në vitin 2009.

 

Zjarr Tv Ad