Skandali me rrugën Kardhiq-Delvinë/ Braho: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së Ramës. Ai është megaloman dhe…

0
3742
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Spartak Braho thotë se rruga Kardhiq-Delvinë është një aferë korruptive, ku është e përfshirë edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 Në një intervistë për News24, hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai është një megaloman që kërkon të krijojë atë që quhet “era e Ramës”.

Braho: Ajo rrugë ka filluar që kur ishte ministër Olldashi. Është në kuadrin e aferave korruptive ku është përfshirje ministrja. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me të jep e merr, me të zgjedh kë do ai, për të krijuar atë që quhet era e Ramës. Rama është megaloman, i ka hipur në kokë. Rama po të ketë ushtrinë fillon edhe luftën në Ballkan, por nuk ka këllqe. Kërkon të kujtohet, është i papërmbajtshëm.

Zjarr Tv Ad