Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik një ditë më parë. Një fëmijë 8-vjeçar u rrëmbye dhe u v*a në një fshat të Fierit. Zemërimi dhe dhimbja është shumë e madhe mes shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama e përdori këtë dhimbje sot në mëngjes, kur doli përpara medieve para se të fluturonte për në Itali. Ai sulmoi prokurorë dhe gjykatës, duke thënë se prandaj duhet kjo drejtësia e re, e cila jo vetëm që është e dështuar, por edhe e kapur plotësisht dhe e paaftë.
Pasi pranoi se nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë situatë, Rama u largua duke lënë të nënkuptohet se shqiptarët mund të vazhdojnë të ‘hanë’ kokat e njëri-tjetrit.
Por për ironi, Shqipëria e ka një ministre të fëmijëve, një tjetër shpikje propagandistike të Edi Ramës. Drejtuesja e kësaj ministrie quhet Bora Muzhaqi dhe mbahet mend vetëm për disa gafa që nuk i bëjnë as fëmijët e shkollës. Për tjetër gjë nuk mbahet mend.
Ajo as nuk ka reaguar për ngjarjen dhe as ka shpjeguar ndonjëherë se si do e bëjë më të mirë jetën e fëmijëve shqiptarë kjo ministri. Siç dihet, ajo është zgjedhur aty për të tjera gjëra. Si për shembull që Rama të krenohet te të huajt se ka shumë gra në qeveri.