Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka denoncuar dje kushtet në të cilat ishte degdisur shatërvani kryesor i qytetit të Lushnjes. Sipas tij, edhe zhabat që ndodheshin atje po ngodhnin për shkak të gjendjes.
Pak orë pas denoncimit të Korreshit, duket se Bashkia është vënë në lëvizje dhe shërbimet e mirëmbajtjes kanë nisur pastrimin e shatërvanit. “Faleminderit”, shkruan deputeti demokrat teksa ndan fotot nga pastrimi.
Denoncimi i parë i Saimir Korreshit:
Alo Bashkiaaaa mire ishin pjeshket mbaruat propaganden?! Epo beni ndonje pune hidhini nje sy shatrivanit poshte zyres suaj se po ngordhin zhabkat as ato spo durojne dot gjendjen ku eshte.
Jo se Bullica eshte me mire po ky duket sikur e ka krruajtur me miellin e gjermanit. Ata patronazhistet vazhdojne ta marrin rrogen e te mos ven ne pune?? Nxirrini nja dy dite te bejne ndonje pastrim e pastaj te ikin ne plazh.