ZYRTARE/ Barcelona transferon me parametra zero mesfushorin e Milanit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Barcelona ka zyrtarizuar ne faqjen zyrtare të klubit transferimin e mesfushorit të Milanit Franck Kessie.

Zërat për një transfeim të mundshëm të 25 vjecarit te katalanasit qarkullonin prej kohësh megjithatë vetëm paraditen e sotme është zyrtarizuar marrveshja midis palëve. Mesfushori largohet kështu nga Milani pas pesë sezonesh dhe ka firmosur një kontratë katër vjecare me spanjollet e drejtuar nga Xavi.

Nërkohë mësohet se Barcelona ka vendosur një klauzolë largimi për lojtarin që kap vlerën e 500 milion Eurove.

Kessie transferohet me parametra zero ne Spanje dhe kjo mund të konsiderohet një marrveshje e leverdisshme për “Blaugranat” të cilët kanë patur shumë vështirësi ekonomike në këtë periudhë.

Zjarr Tv Ad