Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka deklaruar në protestën para inceneratorit të Tiranës se po paguhet 29 euro për ton për një shërbim, për të cilin nuk është bërë investimi.
Floida Kërpaçi: “Ne jemi avokatë të interesit kombëtar ndërsa ata të korrupsionit. Kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie. Këta po paguajnë një shërbim 29 euro për ton për të cilin nuk është bërë investimi? Pse i paguan Veliaj pagesat 29 euro për ton inceneratorit për çfarë shërbimi? Sepse incenerim dhe prodhim energjie nuk ka. Vend depozitim kishim dje dhe sot, të njëjtin shërbim me paguajmë më shtrenjtë sepse ka brenda taksën e korrupsionit
Këto pagesa të frikshme për korrupsionin e qeverisë nuk i paguan vetëm opozita, të gjithë. Mund të përdoreshin për arsim apo për ti pajisur me libra falas fëmijëve, për të rritur pagesat dhe pensionet.
Asgjë nuk është prioritet për këta të rilindas që çdo ditë rritin taksat dhe korrupsionit, shqiptarët vetëm varfërohen.