Po pinte kafen e mëngjesit i vetëm, si u vra me breshëri plumbash biznesmeni 

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje ngjarje e rënde ka tronditur Lushnjen ne oren e para te mengjesit ku nje bisnesmen eshte ekzekutuar, duke pire kafen e mengjesit.

35-vjeçari, pronar i një pike grumbullimi makinash, ishte ulur në lokal i vetëm në katin e dytë, kur një person i është afruar dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pak pas krimit, autori është larguar me makinë, ku e priste një tjetër person. Aktualisht policia ka ngritur postblloqe, ndërsa po vijon punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.

“Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes”, deklaron policia.

Zjarr Tv Ad