Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe vijon akuzat drejtuar qeverisë lidhur me skemën e grumbulluesve në Lushnje. Sipas tij tij, po abuzohet me mundin e prodhuesve, ndërsa siç thotë ai “bujku merr vetëm lekët e shpenzimeve ndërsa mundi i tij paguhet me zero lekë. Braçe shton se për shkak të regjimit fiskal asnjë tregtar apo grumbullues i politikës nuk blen me faturë.
Statusi i plotë:
PO PLAS! (Jo nga vapa se nuk eshte)
Nje ore e plote me bujqit ne TREGUN E LUSHNJES:
– SPECI I KUQ-KAPI, kjo cilesi 35-40 leke
– PATELLXHAN, kjo cilesi 15-20 leke
– PJEPER, kjo cilesi dhe me nje arome fantastike 25-30 leke
– PJESHKE, kjo cillesi 40 leke
– NEKTARINE, e embel, kjo cilesi 50 leke
Tani, pasi te lexosh ketu, zbrit tek tregu i lagjes e PYET PER CMIMIN; E KUPTON SA FITON TREGTARI TANI? Bujku thjesht po merr tani leket e shpenzimeve; mundi i punes paguhet zero. Ja pse po plas! Aaaaaa qe mos harroj, per shkak te rregjimit fiskal, asnje tregtar sic cdo GRUMBULLUES i politikes xhanem, NUK BLE ME FATURE! Ndaj ne kete vend fitojne gjithnje tregtaret e asnjehere prodhuesit!