Po punonte në ndërtimin e HEC-it në Gramsh, aksidentohet dhe vdes 50-vjeçari

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit këtë të premte, ku një aksident në punë i ka marrë jetën një 50-vjeçari.

Euroneës Albania mëson se 50-vjeçari Fisnik Vrapi është aksdientuar teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po merret me ndërtimin e HEC-it në fshatin Lenie.

50-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad