Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Demokrati Alibeaj akuzoi maxhorancën se kishin përgatitur aktin normative për të gënjyer shqiptarët, duke i bërë të mendojnë se po kujdesen për të për shkak të krizës. Por, sipas Alibeajt, e vetmja gjë që po bëhet është vjedhja e findeve para zgjedhjeve. Bushka tha se këtë gjë ndodhsta do të donte ta bënte PD-ja, ndaj e mendon kështu.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Nga njëra anë bëhet propaganda politike, që ja ku është dimri, kriza dhe ne po ju mbrojmë. Nga ana tjetër, ja ku është plani i vertëtë.
Klotilda Bushka: Po na ngatërroni me veten më duket. Ju po thoni sikur do të donit ta bënit ju sepse kështu i keni bërë më parë.
Enkelejd Alibeaj: Ju nuk ju lë ende sikleti i zgjedhjeve që vijnë, kjo është një nga masat që po përgatisni për të dezinformuar votën e qytetarëve. Qytetarët do të jenë pa bukë, pa ngrohje, të vjedhur dhe të tallur. Ky është përfundimi.