“Podcasti i Lirisë”, Meta zbulon ‘dashurinë’ e tij të re

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë më ndjekësit lajmin se një podcast i ri do të nisë nga Partia e Lirisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se ky podcast do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në siparin e “Podcasti i Lirisë”, një eksperiencë e re për mua por edhe një mjet i ri komunikimi, që starton sot nga kampingu veror i të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë. Ju ftoj të gjithëve na ndiqni në ora 13:40 në edicionin tonë të parë!”, shkruan meta teksa poston videon me poshte:

Meta në këtë edicion të parë ka promovuar Shqipërinë turistike ku dhe ka folur për bukuritë e vendit tonë, të cilat i ka eksploruar përgjatë këtij sezoni veror.

Ndryshe nga shumë të tjerë të cilët muajt e verës vendosën t’ i kalojnë të det dhe në jug, ish-presidenti i eksploroi malet e lumenjtë me ujin “brisk” të vendit.

“Gjatë këaj vere kam mësuar shumë gjëra të reja të cilati shin jashtë imagjinatës time. Kam qenë në Dobërdoll, në Çerem, Ishte një zonë e mahnitshme sa i përket bukurive, pyje pa fund. Skam parë pisha aq të shëndetshme. Liqene të mrekullueshme. Kam qenë, se unë e mbaj veten se sikur e njoh shumë mirë qarkun e Beratit, se kam qenë deputet në Skrapar, kam qenë në syrin e kaltër në Sinec, mbas syrit të kaltër në Sarandë e në Theth ka dhe një sy të kaltër në Berat që ka një ujë të freskët dhe të kulluar”, tha Meta duke theksuar më tej se do të vijojë eksplorimin me ritme të larta.

“Do ta vazhdoj eksplorimin me ritme të larta. Unë bëj ato gjëra që ndjej dhe në korrik gusht pasioni im dashuria ime, janë malet dhe ujërat e ftohta, sa më të akullta të jenë aq më të shëndetshme janë për mua. Mesazhi është të njohim vendin tonë, ta duam vendin tonë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad