Polici shqiptar: “Trafikantët e drogës në makinën e ministrit të Brendshëm.Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm”

0
2311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kronikë të televizionit zviceran të transmetuar të enjten një zyrtar policor shqiptar ka treguar mbi lidhjet e mafisë së drogës dhe politikës në Shqipëri.

Ai ka ikur në Zvicër, ku po kërkon mbrojtje për shkak se ndihet i rrezikuar në vendin e tij. Shqipëria po kërkon ekstradimin e tij. Zëdhënës i Zyrës Federale të Drejtësisë ka konfirmuar kërkesën e Shqipërisë dhe ka bërë me dije se polici shqiptar është marrë në pyetje.

Ai gjithashtu ka pasur rastin të prononcohet më gjerësisht me shkrim. Sipas zëdhënësit autoritetet zvicerane do të shqyrtojnë kërkesat e tij. Nëse ato janë vetëm arsyetime pa mbulesë, atëherë kërkesa e tij për mbrojtje në Zvicër mund të refuzohet, ka thënë zyrtari zviceran.

Në intervistën dhënë emisionit “10vor10”, ish-polici shqiptar ka treguar se ka qëndruar gjashtë muaj në burg. Ai ka njoftuar se çfarë ka arritur të zbulojë gjatë punës së tij kundër trafikantëve të drogës në Shqipëri.

“Arsyeja kryesore e arrestimit tim kanë qenë hetimet kundër kontrabandistëve të drogës. Kam ndaluar njerëz, kur ata po udhëtonin me veturën e ministrit të Brendshëm shqiptar. Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm”, ka thënë ai.

Ambasada e Shqipërisë nuk ka dashur të deklarohet për këtë rast. Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë e Shqipërisë po ashtu nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve zviceranë.

Polici shqiptar ka treguar për televizionin zviceran për metodat e reja të kontrabandës, të cilave u ka rënë në fije gjatë vitit 2014: një metodë është transporti i drogës me avionë të vegjël. Polici thotë se ka zbuluar disa pista ilegale. Këto hetime janë konfirmuar pas aterrimit të dhunshëm të një avioni në një plazh shqiptar dhe detyrimit të një avioni për aterrim.

Polici shqiptar tani jeton me familjen e tij në Zvicrën veriore. Kërkesa e tij për azil po shqyrtohet. Nëse pranohet kërkesa për azil, familja nuk mund të kthehet me detyrim në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad