Policia aksion blic në Tiranë, 15 shoferë të urbanëve i nënshtrohen testit të alkoolit

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Polciia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugët e Tiranës, teksa bëhet me dije se 15 drejtues të mjeteve të transportit publik i janë nënshtruar testit të alkoolit. Kontrollet janë bërë për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.

“Policia Rrugore e Tiranës/Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive. Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.

Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që udhëtojnë me mjete të transportit publik apo çdo mjet tjetër, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Këto kontrolle vijnë pas 3 aksidenteve në pak ditë të urbanëve në Tiranë. Në 29 Prill një autobuz i linjës së “Unazës” ra në lumin Lanë, ndërsa 3 ditë më pas një tjetër urban u përplas me stacionin. Pak ditë më pas edhe një urban tjetër u përplas me një karrotrec në afërsi të “Stacionit të Trentit”.

Zjarr Tv Ad