Policia e Elbasanit ka bërë publike arrestimn e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga është vënë shtetasi, Jorgo Selmani 45 vjeç, banues në Cërrik.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatësi i Barit të Italisë e dënoi me 11 vite burg për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Policia e Elbasanit
Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.