Nuk i jepte dot lamtumirën, delfin mban foshnjën e ngordhur me vete

0
57

Një delfin ka mbartur foshnjën e saj të ngordhur për ditë të tëra, pasi nuk ishte gati ti jepte lamtumirën.

Nëna delfin u pa në ujërat në Ishullin e Veriut në Zelandën e Re, duke notuar së bashku me të voglin e saj në shpinë.

Mendohet se gjitari ujor lindi të vdekur foshnjën por nuk e braktisi.

Ajo e mbajti në trup, pasi nuk mund të pranonte humbjen e të voglit.