Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist/ Ministri Sveçla: Zbulohet sasi e madhe e armatimit në veri

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se policia ka parandaluar një sulm terrorist në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveç;a u shpreh se është identifikuar një automjet me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme.

Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist. Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.

Zjarr Tv Ad